U arrestuan se mbrojtën shtëpitë e tyre, lirohen nga burgu banorët 5 Majit

5 banorët e zonës së ‘5 Majit’, të cilët u arrestuan pak ditë më parë gjatë protestës për mbrojtjen e banesave të tyre janë liruar nga burgu.

Gjykata vendosi ‘detyrim paraqitje’ për Gjin Nikolli, Ndue Marku, Agim Marku, Loreta Nikolli, Mirash Marku.

‘Nuk kanë bërë asnë vepër penale, ishin aty për të mbrojtur pronën e tyre. Nëse SPAK-u do kishte pezulluar shembjen ne nuk do të ishim këtu. Në besojmë se do ta çojmë deri në fund dhe veprimet e kundrapaligjshme të policisë së shtetit, do të shkojmë me një padi të re në gjykatë. Shumë shpejt do t’u drejtohemi edhe Strasburgut. Ato nuk kanë çfarë bëjnë përderisa nuk ka transparencë nga shteti dhe as dëshirë për zgjidhje. Atkmarrëveshja nuk ka bazë ligjore. U bëhet presion banorëve që tu merret prona dhe nga ana tjetër thuhet se me një ligj që do miratohet në të ardhmen ne do ju sigurojmë banesën dhe afatet se kur do të pajiseni me banesë, në kët kuadër në themi se nuk ka bazë ligjore.’- tha avokatja Adriana Kalaja.