Serbia kundër sanksioneve të BE ndaj Rusisë! Vuçiç nuk dënon pushtimin e Ukrainës

Serbia duket se ka ndërmend të dalë kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

Sipas 'nova.rs', Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mori pjesë në mbledhjen e Qeverisë dhe vendosën që të mos pranojnë propozimin e Bashkimit Europian që Serbia të dënojë agresionin rus ndaj integritetit territorial të Ukrainës dhe të bëjë thirrje për respekimin e së drejtës ndërkombëtare.

Serbia nuk e pranoi propozimin e BE-së për të dënuar të gjithë ata që rrezikojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk do të dënojë pushtimin e Rusisë në atë vend. Ky qëndrim është miratuar dhe nga qeveria e Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic duhet ta bëjë publike këtë qëndrim sot, pas një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

BE ka dënaur ashpër sulmin Rus ndaj Ukrainës dhe ka vendosur një sërë sanksionesh. Sanksionet parashikojnë ngrirje të aseteve të bankave dhe institucioneve mikrofinanciare ruse, ndalimi i qasjes së tyre në tregje financiare, sanksione ndaj elitave dhe aktorëve politikë si dhe ndalim udhëtimi.