Arrestohet oficerja e policisë, shkonte e vidhte në Kosovë

Një oficere e forcave operacionale me inicialet V.D në Policinë e Shtetit është ndaluar nën shoqërinë e një personi tjetër, pasi akuzohet për disa vjedhje në Kosovë.

Emri i saj u referua nga Policia e Kosovës.

Efektivja e forcave operacionale dyshohet se ka vjedhur disa banesa në Kosovë, si dhe një mjet me të cilin pasi i ka ndërruar targat ka kaluar kufirin shqiptar.

Ajo është prezantuar si një oficere e dërguar me mision të fshehtë, që po ndiqte një aksion të policisë shqiptare në Kosovë.

Ishte policia kosovare ajo që referoi çështjen policisë shqiptare kërkesën për ndjekjen në flagrancë, derisa u ndalua pa hyrë në Tiranë. /TCH