VIDEO e frikshme/ Tanku rus shtyp makinën civile në rrugë, shikoni si e nxjerrin shoferin...

Një tank rus që po ecte në rrugët e Ukrainës shihet teksa kalon sipër një makine duke e shtypur.

Shoferi i moshuar ka shpëtuar për mrekulli dhe shihet teksa del nga automjeti i tij i shtypur.

Teksa situata bëhet gjithnjë e më e vështirë, ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje  për rekrutim të civilëve pavarësisht moshës edhe nëse janë minorenë.

Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë postuar sërish në Twitter thirrjen që i atribuohet komandantit të trupave Yuri Galushkin.

"Sot, Ukraina ka nevojë për gjithçka. Të gjitha procedurat për anëtarësim janë thjeshtuar. “Merrni vetëm pasaportën dhe numrin e identifikimit. Nuk ka kufizime moshe. Nëse njerëzit kanë vështirësi me regjistrimin më shkruani në Twitter."

Ministri i Jashtëm i i Ukrainës përmes një postimi në Twitter shkruante se hera e fundit kur kryeqyteti ukrainas përjetoi një sulm të tillë të tmerrshëm me raketa ruse në Kiev është viti 1941 kur u sulmua nga Gjermania nazite.