Intiligjenca amerikane parashikon se kur Kievi mund të bie në dorë të Rusisë

Zyrtarët e inteligjencës amerikane janë të shqetësuar se Kievi mund të bjerë nën kontrollin rus brenda disa ditësh, sipas dy burimeve të njohura të inteligjencës amerikane.

Burimet thanë se vlerësimi fillestar i SHBA-së nga para pushtimit parashikonte se kryeqyteti ukrainas do të pushtohej brenda një deri në katër ditë pas një sulmi rus, pritshmëri e cila mbetet  aktuale.

Forcat ruse janë zhvendosur në 20 milje larg Kievit,thanë zyrtarë të lartë të administratës ligjvënësve në Capitol Hill të enjten mbrëma.

Zyrtarët besojnë se Rusia është përballur me rezistencë më të ashpër nga forcat ukrainase sesa pritej, sipas burimeve. 

Por zyrtarët në konferencën për Capitol Hill nuk pranuan të thonë nëse besonin se Kievi do të rrëzohej.

Zyrtarët e inteligjencës perëndimore vlerësojnë se plani i Rusisë është të rrëzojë qeverinë në Kiev dhe të vendosë një qeveri teknike miqësore me Rusinë – por ata nuk e dinë ende nëse Putini do të kërkojë të pushtojë dhe mbajë territorin ukrainas më pas,sipas një burimi të inteligjencës i shprehur për CNN.

Ndërsa zyrtarët ukrainas janë zotuar se do t'i rezistojnë çdo pushtimi.