VIDEO SYRI-TV: Kodheli dënon ashpër agresionin rus në Ukrainë

Në cilësinë e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të NATOS, Mimi Kodheli ka dënuar ashpër agresionin rus në Ukrainë.

Në një dalje për mediat, kryetarja e komisionit për politikën e jashtme, deklaroi se Shqipëria mbështet sovranitetin e Ukrainës, ndërsa ju bashkua thirrjeve ndaj Rusisë, që të tërhiqet nga rruga e agresionit.