Alarmi i Francës: Putin dëshiron ta nxjerrë Ukrainën jashtë hartës së shteteve. Në rrezik jeta e Presidentit Zelensky

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka bere nje deklarate te forte dhe ka akuzuar presidentin Vladimir Putin se po tenton të shkatërrojë shtetin e Ukrainës.

Të premten, ne diten e dyte te pushtimit rus ne Ukraine, Ministri i Jashtëm france ka paralajmëruar se “siguria” e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky është në rrezik.

“Kjo është luftë e plotë. Putin ka vendosur… të nxjerrë Ukrainën jashtë hartës së shteteve”, ka thënë Le Drian për radion France Inter.

Ai ka shtuar se Franca është e “shqetësuar” për një ofensivë të mundshme ushtarake të Rusisë kundër Moldavisë dhe Gjeorgjisë, dy shtete që kanë qenë dikur pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik.