EMRI/ 26-vjeçari qëllohet me sëpatë në Vlorë
Në spitalin e Vlorës ka mbërritur një person i lënduar me mjet prerës.
Eshte qëlluar me sëpatë Besim Hoxha 26 vjeç.
Në spital është sjellë nga patrulla e policisë
Ndërkohë që mësohet se ai është dërguar direkt në sallën e operacionit.
Ngjarja ka ndodhur tek sheshi i flamurit në dhe dyshohet konflikt banal i çastit me një person tjetër.
Vlorë/Informacion paraprak
Në datën 25.02.2022, në lagjen "Hajro Çakërri", Vlorë, tek vendi i quajtur "Shkallët e Varrezave të Dëshmorëve", shtetasi A. B., 51 vjeç, banues në lagjen "1 Maji", Vlorë, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë shtetasin B. H., 26 vjeç,
banues në lagjen "Lirim", Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.