Beteja për Kievin: Ukraina zmbraps ofensivën e parë të ushtrisë ruse

Pasi Moska sulmoi kryeqytetin e Ukrainës me raketa, në rrugët e Kievit Kievit kanë shpërthyer luftimet mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.

Sipas gazetës gjermane BILD, Ukraia duket se e ka zmbrapsur ofensivën e parë të Rusisë.

Gazeta shkruan se trupat ruse dhe ato ukrainase u përballën në lagjen e Obolonit në Kiev.

Gazetari i BILD raportoi se bëhet fjalë për fitoren e parë të Ukrainës. Megjithatë ekspertët druhen se kjo nuk do zgjasë shumë.

Nga ana tjetër, BILD raporton se Putini i kishte veshur ushtarët e tij me uniformat e Ukrainës, në mënyrë që të depërtonin në kryeqytet të pashqetësuar.