Vrau kunatin, dënohet me 20 vite burg Klajdi Shundi

Gjykata e Tiranës dënon me 20 vite burg Klajdi Shundin, i akuzuar për vrasjen e kunatit të tij.

Ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar 30 vite burg në pretencën e saj.

Ngjarja ndodhi në banesën e këtij të fundit teksa autori ka qenë në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur në natën e vitit të ri 2020, e cila u kthye më pas në një ngjarje tragjike.

Policia arriti të arrestojë menjëherë autorin e ngjarjes.