I kërkoi Turqisë të mbyllte 'Ngushticën e Dardaneleve' ministri turk i kthe përgjigje indirekte Ukrainës

Ditën e djeshme ambasadori i Ukrainës në Turqi Vasyl Bodnar, kërkoi ndihmë nga Turqia përmes kërkesës për mbylljen e Ngushticës së Dardaneleve pas futjes së trupave ruse në Ukrainë.

'Po i bëj thirrje administratës turke, ndihmojeni Ukrainën. Ne e kërkojmë mbylljen e Dardaneleve. Duam që të vendosen sanksione ndaj palës ruse. E kërkojmë konfiskimin e aksioneve të rusëve këtu”, shkroi ambasadori Bodnar në llogarinë e ambasadës ukrainase në Twitter.

Po sot i pyetur për këtë temë nga gazetarët turq në Kazakistan, minsitri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşololulu u shpreh se autoritetet turke po studiojnë çështjen pas kërkesës zyrtare të Ukrainës dhe theksoi se nenet janë mjat të qarta' Turqia do të zbatojë Konveten e Montreux pa hezitim si deri më sot'

“Vetëm nëse gjykohet se Turqia është në luftë, ngushtica e Dardaneleve do të mbyllet’ është shprehur ministri i jashtëm turk duke i dhënë kështu një përgjigje indirekte Ukrainës.