Sekuestrimi i mbi 1 mln eurove të falsifikuara, kush është zvicerania që u arrestua në Tiranë

Ndalohet një shtetase zvicerane në vijim të operacionit për çështjen e falsifikimit të eurove, ku u arrestua një shtetas nga Kameruni. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala. Jeniffer Collet, 40 vjeçe u ndalua nga policia e kryeqytetit, pasi dyshohet të jetë bashkëpunëtore e dy shtetasve nga Kameruni, ku njërit prej të cilëve iu gjetën në Rinas 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara.

Mesohte se shtetasja zvicerane u kap pas përgjimeve dhe lokalizimit përmes celularit, ku rezultonte në Tiranë, ndërkohë që merrej me shitblerje pronash.

Kujtojmë se në pranga është 53-vjeçari kamerunas Josoue Ngankam dhe shtetasi Z. N., 45 vjeç. Josoue Ngankam ishte ai qe u kap me sasinë e eurove të falsifikuara. Ai tha për autoritetet se ai jetonte në Paris dhe aty një person për të cilin ai nuk ia kishte gjeneralitetet e plota i ka ofruar punë duke i kërkuar të sillte një valixhe nga Franca në Shqipëri kundrejt pagesës prej 1 mijë eurosh.