Misioni në Shqipëri: 5 sektorët ku BE do ta godasë Rusinë me sanksione

Misioni i Bashkimit Europian në Shqipëri njoftoi sot se sanksionet masive dhe të targetuara, të rëna dakord me krerët e BE-së mbrëmë, do të sjellin pasoja të rënda për Rusinë. Këto sanksione mbulojnë:

Sektorin financiar
Duke shënjestruar 70% të tregut bankar rus dhe ndërmarrjeve kryesore shtetërore, duke përfshirë sektorin e mbrojtjes.

Sektorët e energjisë dhe transportit
Ndalimi i eksportit do të godasë sektorin e naftës, duke e bërë të pamundur modernizimin e rafinerive të Rusisë.

Ndalim i eksportit për pjesët e këmbimit të avionëve
Kjo do të prek sektorin kyç të ekonomisë ruse si dhe lëvizshmërinë në vend. 3/4 e flotës aktuale të avionëve komercialë rus u ndërtuan në Bashkimin Evropian, SHBA dhe Kanada. Për këtë arsye ata varen masivisht prej saj.

Aksesi në teknologji të rëndësishme
Kjo do të ndikojë në aksesin e Rusisë në teknologjitë kryesore që i nevojiten për të ndërtuar një të ardhme të begatë, të tilla si gjysmëpërçuesit ose teknologjitë e avancuara.

Politika e vizave
Diplomatët dhe grupet e lidhura me ta, si dhe njerëzit e biznesit, nuk do të kenë më akses të privilegjuar në Bashkimin Evropian.