Ushtria e Ukrainës: Kemi nevojë për të gjithë rekrutët, pa dallim moshe

Forca e Mbrojtjes të Ukrainës sapo ka postuar sërish në Twitter, duke u bërë thirrje të gjithë civilëve që të bashkohen pavarësisht nga mosha e tyre – edhe nëse janë të mitur, me sa duket.

Deklarata është bërë nga Komandantit të Trupave Yuri Galushkin, i cili thotë:

"Sot, Ukraina ka nevojë për gjithçka. Të gjitha procedurat për anëtarësim janë thjeshtuar. Merrni vetëm pasaportën dhe numrin e identifikimit. Nuk ka kufizime në moshë”. 

Ai u tregon njerëzve gjithashtu se nëse përballen me probleme për t'u regjistruar, ata thjesht duhet t'i referohen këtij postimi zyrtar në Twitter