VIDEOLAJM/ Tanket ruse shtypin makinën civile, depërtojnë në Kiev

Tanket ruse kanë arritur të depërtojnë në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Pamjet e postuara në median sociale tregojnë tanket në lagjen Obolon, në veri të qendrës së kryeqytetit.

Në një video të postuar në median sociale, shihet se si tanku rus shtyp një makinë civile.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka konfirmuar se tanket kanë depërtuar në këtë lagje.