Ministri britanik i Mbrojtjes: Rusia synon që ta pushtojë të gjithë Ukrainën

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Ëallace tha të premten se Rusia synon të marrë të gjithë Ukrainën, por nuk i ka arritur objektivat e saj kryesore.

“Është padyshim pikëpamja jonë që rusët po synojnë ta pushtojnë të gjithë Ukrainën”, tha Wallace për Sky News të premten. "Vlerësimi ynë që nga mëngjesi i sotëm është se Rusia nuk ka arritur asnjë nga objektivat e saj madhore. Në fakt, ka mbetur prapa me planin e saj. Ajo ka humbur mbi 450 forca nga personeli i saj ushtarak.

"Në kundërshtim me pretendimet e mëdha ruse dhe në të vërtetë me llojin e vizionit të Presidentit Putin se ukrainasit do të çliroheshin disi dhe do të dyndeshin drejt kauzës së tij, ai e mësoi që ishte krejtësisht gabim. Ndaj ushtria ruse ka dështuar që ta përmbushë që ditën e pare, objektivin kryesor”.

Në llogarinë e saj zyrtare në Tëitter, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss e përshkroi pushtimin rus si "barbar".

"Sulmi i Putinit ndaj Ukrainës është barbar, i pajustifikuar dhe tregon një shpërfillje të pashpirt për jetën njerëzore. Ne do të vazhdojmë t'i kërkojmë llogari Putinit dhe të qëndrojmë të palëkundur në mbështetjen tonë," shkroi Truss në Tëitter, duke përsëritur solidaritetin e Mbretërisë së Bashkuar me Ukrainën.