Zyrtarët ukrainas: Forcat ruse janë në Kiev

'Ushtria ruse është tani në Kiev' kanë konfirmuar zyrtarët e Ukrainës në një postim në Twitter.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se "armiku" ishte në rrethin e Obolon, rreth 9 km (5.5 milje) në veri të parlamentit të Kievit në qendër të qytetit.

Sipas Guardian,  zëvendësministrja e Mbrojtjes i Ukrainës tha sot se ushtria ruse ka marrë dy automjete të forcave të armatosura ukrainase, dhe më pas ushtarët rusë veshën uniformat ukrainase dhe u drejtuan në qendër të Kievit nga Obolon, në një lagje tjetër duke shtuar se forcat ruse mund të mbërrijnë më vonë në zonat jashtë Kievit, pasi kryeqyteti ukrainas dhe zona të tjera u bombarduan mëngjesin e sotëm.

Këshilltari i ministrit të brendshëm Anton Herastshenko vuri në dukje se ushtria ukrainase në Kiev është gati, e pajisur me raketa antitank, të cilat i janë ofruar vendit nga aleatët e saj të huaj dhe pret që Rusia të sulmojë Kievin me forca të blinduara sot, duke vlerësuar se e premtja do të jetë dita më e vështirë e luftës.