Rama në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp sonte, pas Samitit të NATO

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se "pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit".

Lajmërimin e tij Rama e ka shoqëruar me fotografinë e një protestuesi nëTbilisi të Gjeorgjisë. Qytetari rus iu bashkua protestës paqësore kundër sulmit të Rusisë në Ukrainë me një pankartë në të cilën shkruhej: "Unë jam rus, më vjen keq për këtë" që mediat ndërkombëtare e komentuan si një dallim i qartë midis politikanëve dhe njerëzve të thjeshtë me zemër.