Deri ku do të shkojë dhe ku do të ndalet Putin? Tre skenarë të rrezikshëm

Pushtimi rus i Ukrainës po merr përmasa gjithnjë e më tragjike.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainas ‘sot do të jetë dita më e vështirë’.

Dhe sot sirenat në Kiev filluan të bien në mëngjes herët duke ju bërë thirrje njerëzve të hyjnë në bunkierë.

Por deri ku do të shkojë Putin i cili përmbysi tryezën e bisedimeve duke urdhëruar ushtrinë e tij të sulmonte Ukrainën.

Ekzistojnë tre plane.

Plani i parë:

Sipas këtij plani Putin i cili dha urdhër të goditën objektivat ushtarake në të gjithë Ukrainën dhe sulmi u shtri nga veriu në Kiev, do të ulet për bisedime diplomatike kur seperatistët pro-rus të Donbasit të arrijnë kufirin e tyre të vitit 2014.

Plani i dytë:

Putin mund të zbatojë planin e tij të ‘botës ruse’ deri në fund. Prandaj, duke filluar nga rajoni i Donbasit, rajonet e Dnepropetrovsk, Zaparojye, Nikoyaev dhe Odessa në jug do të pushtohen, përkatësisht dhe separatistët rusë në Moldavi do të përparojnë në rajonin Trans-Dnester. Në veri do të pushtohen qytetet Kharkov dhe Suma. Nëse ky plan zbatohet, dalja e Ukrainës në Detin e Zi ndërpritet plotësisht.

Plani i tretë:

Putin do të aneksojë plotësisht Ukrainën. Operacioni tokësor i nisur nga Donbasi do të vazhdojë për rreth 10 ditë duke ngushtuar kontrollin nga 3 krahë. Në javën e parë të marsit, elita ukrainase, e cila hoqi dorë nga administrata e Zelenskit përpara se trupat ruse të hynin në Kiev, do të ndryshojë anë dhe do të preferojë të bëjë një marrëveshje me Rusinë . Një qeveri kukull e drejtuar nga Moska do të zëvendësohet nga administrata aktuale, e cila do të shkarkohet nga një grusht shteti në Kiev. Në këtë rast, ekziston rreziku i një lufte të gjatë civile.

Qëllimet e Putinit

Putin i shpalli luftë Ukrainës me gjithë kërcënimet e sanksioneve nga Perëndimi. Pra, çfarë dëshiron vërtet shefi i Moskës? Sipas vëzhguesve politikë në Rusi, ajo që Putini dëshiron fshihet në fjalimin e tij të hënën e kaluar duke njohur pavarësinë e Donbasit. Prandaj, Putini ka tre qëllime kryesore:

Përfundimi i marrëveshjes së Minskut : E para prej tyre është zgjidhja e krizës së Donbasit në favor të Moskës duke i dhënë fund marrëveshjeve të Minskut, të cilat përfshinin Rusinë për tetë vjet.

 Qëllimi i dytë është të provojë se ai nuk ka ndërmend të humbasë Ukrainën, në asnjë rrethanë, duke rrezikuar një luftë botërore nëse është e nevojshme. Duke e mbajtur këtë vend në orbitë si oborrin e shtëpisë së tij.

Qëllimi i tretë, sipas analistëve, Putin kërkon të provojë me forcë se Ukraina nuk do të jetë kurrë anëtare e NATO-s dhe se nuk do të lejojë vendosjen e infrastrukturës së NATO-s në këtë vend.