Presidenti i Ukrainës i zhgënjyer nga Perëndimi: Ne kemi mbetur vetëm

Në një fjalim të ri drejtuar popullit ukrainas të premten në mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu zhgënjimin e tij për Perëndimin i cili e ka lënë Ukrainën të vetme për të luftuar.

Presidenti ukrainas shtoi se ishte i gatshëm të bisedonte me homologun e tij rus Vladimir Putin për kushtet e dorëzimt që ai kishte vendosur më herët përmes një deklarate të zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peshkov.

Në mesazhin e tij, presidenti ukrainas iu referua kontakteve të tij me aleatët perëndimorë dhe theksoi:

“Sot pyeta 27 liderët e Bashkimit Evropian se kur Ukraina do të anëtarësohet në NATO. Të gjithë ishin të frikësuar, askush nuk u përgjigj. Por ne nuk kemi frikë”, tha ai, duke theksuar se do të mbrojë vendin e tij.

“Ne jemi të gatshëm të flasim për një regjim neutral, pasi nuk i përkasim NATO-s”, tha ai, duke shtuar se ishte i shqetësuar për garancitë që do të merrte dhe cilat vende do t'i jepnin.

“Kemi marrë informacione se grupet e sabotimit të armikut kanë hyrë në Kiev”, tha ai në një video të postuar në faqen e internetit të presidencës ukrainase, duke u kërkuar banorëve të kryeqytetit që të jenë vigjilentë dhe t'i përmbahen shtetrrethimit.

Në të njëjtën kohë, ai deklaroi se ai dhe familja e tij janë objektivat kryesore të Rusisë . 

“Sipas informacioneve tona, armiku më konsideron mua objektivin numër një. Familja ime është objektivi numër dy. Ata duan ta shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke shkatërruar kreun e shtetit., tha ai, duke shtuar se “Unë jetoj në të njejtin vend me qeveritar me të tjerët”.