‘Unë jam rus, më falni...’/ FOTO që përloti protestuesit në rrugët e Gjerogjisë

Fotoja prekëse me shkrimin “unë jam rus, më falni për atë që ka ndodhur” është shkrepur gjatë një tubimi solidariteti në Gjerogji për luftën në Ukrainë

Ky ishte mesazhi në pankartën që mbante në duar një protestues në Gjerogji, duke treguar keqardhjen për prejardhjen e tij në këto momente kur Rusia po vijon ofensivën ushtarake në Ukrainë duke marrë dhjetra jetë njerëzish.

Ky është një moment prekës që ka bërë xhiron e botës.