'Moment i rrezikshëm për Evropën'/ Biden njofton takimin e NATO-s: Marim masa ndaj Moskës

Presidenti Biden tha se SHBA-të dhe aleatët e NATO-s do të takohen të premten për të "përcaktuar" se si do të kundërshtojnë Moskën, pasi trupat ruse pushtuan Ukrainën mëngjesin e kësaj të enjte.

Presidenti tha se SHBA, aleanca prej 30 anëtarësh dhe partnerë të tjerë të ngushtë do të pohojnë solidaritetin e tyre dhe do të ndërmarrin hapa për të "forcuar më tej" vendosmërinë e tyre në frenimin e agresionit rus në Evropë.

Pas inkursionit të Rusisë këtë të enjte, Biden tha se autorizoi vendosjen e trupave shtesë në Gjermani, që do t'i bashkohen mijëra trupave amerikane të cilat janë vendosur tashmë në vendet anëtare të NATO-s në Evropën Lindore si Polonia dhe Rumania./ foxnews/