'Krime lufte në Ukrainë'/ Boris Johnson i kthen reston Putinit: Si Millosheviçi në Kosovë...Do kesh fundin e tij!

‘Çdokush që dërgon rusë në betejë për të vrarë ukrainas të pafajshëm duhet të çohet para gjykatës’

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin mund të përballet me krime lufte për pushtimin e Ukrainës.

Gjatë fjalës në parlament, Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar po punon me aleatët për ta çuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Luftës për të gjykuar personat e përfshirë në luftë. 

Kryeministri britanik gjithashtu e krahasoi rastin e sulmit mbi Ukrainë me luftën në Kosovë.

Ai kujtoi në përfundim të fjalës së tij, fundin e Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq gjatë gjykimit në Hagë.