Bilanci i sulmit rus në Ukrainë/ Humbin jetën 57 civilë, 169 të plagosur - Kievi thirrje qytetarëve
Rusia vijon agresionin ushtarak ndaj Ukrainës, i nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Ministri i Shëndetësisë në Ukrainë, Viktor Lyashko raporton se deri më tani kanë humbur jetën 57 persona pas sulmit ushtarak nga Rusia.
Ai shprehet për median Interfax-Ukraine se janë plagosur 169 persona të cilët po marrin trajtim në spitale.
Sipas tij, sistemi shëndetësor në Ukrainë është në gjendje të stabilizuar.
Lyashko i bën thirrje qytetarëve të cilët kanë mundësi të marrin trajtim mjekësor në shtëpi, të largohen nga spitalet që t’i lirojnë vendin qytetarëve që kanë më tepër nevojë.