Sulmi mbi Ukrainën, Panariti: Putini shfrytëzoi situatën në Europë, s’dimë objektivin real të ndërhyrjes

Ish-ministri i Jashtëm Edmond Panariti, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, ka komentuar sulmin mbi Ukrainën të Rusisë.

Panariti thekson se Putini ka shfrytëzuar momentin e Europës, që është delikat.

Ai shton se ne pamë agresion, por se nuk dimë objektivin real të ndërhyrjes.

“Putini shfrytëzoi pandeminë në Europë. Dihet se Europa është në fazë tranzicioni, jemi në fazë post-Merkel, në fazë ku Europa po tenton të krijojë lidershipin e saj të konsoliduar të ri, Putini ka zgjedhur këtë moment për të qenë të saktë, për një agresion.

Nuk dimë objektivin real të ndërhyrjes. Ne dimë të sigurt vetëm se lëvizjet ushtarake ruse kanë qenë agresive”, deklaroi Panariti.