'Raketat ruse eliminojnë sistemin mbrojtës të Ukrainës, Kievi mund të bjerë brenda disa orësh'

Raketat ruse vazhdojnë të godasin objektivat ushtarake ukrainase prej orëve të mëngjësit të sotëm, pas nisjes së ofensivës ushtarake me urdhër të Vladimir Putin. 

Mësohet se raketat 'Kalibr' kanë goditur me efikasitet sistemin mbrojtës ajror të Ukrainës, duke e nxjerrë atë jashtë funksionit. 

Mediat britanike raportojnë, referuar një zyrtari të lartë të inteligjencës perëndimore, se Kievi mund të bjerë në duart e rusëve brenda disa orëve. 

"Kievi mund të bjerë në duart e rusëve brenda disa orësh pasi mbrojtja ajrore e Ukrainës po eliminohet", raporton The Independent. 

Paralajmërimi vjen pasi Moska shënjestroi bazat ajrore dhe infrastrukturën tjetër ushtarake anembanë Ukrainës gjatë gjithë ditës së sotme. 

Vladimir Putin synon të pushtojë fqinjin e tij dhe të instalojë aty një qeveri pro-ruse që do të ndërpresë proceset e anëtarësimit të Ukrainës në BE dhe NATO.