Pushtimi i Ukrainës/ Këto janë sanksionet e SHBA kundër Rusisë

Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi sot në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë drejtuar popullit amerikan, 4 sanksionet ndaj Rusisë, pas ofensivës ushtarake që Moska ndërmori mëngjesin e sotëm në Ukrainë. 

Biden u shpreh i bindur se sanksionet do të japin rezultat, madje tha se do të jenë të efektshme po aq sa raketat që lëshon Putin mbi objektivat ukrainase. 

Sanksionet e shpallur nga Biden janë të karakterit ekonomik dhe ushtarak, për të stopuar avancimin dhe rritjen e ushtrisë ruse. 

Sanksionet kundër Rusisë: 

Kufizon aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, funte dhe yen për të qenë pjesë e ekonomisë globale;

Ndalon aftësinë për të financuar dhe rritur ushtrinë ruse;

Dëmton aftësinë e tyre për të konkurruar në ekonominë e shekullit të XXI-të të teknologjisë;

Bllokimi i katër bankave të tjera të mëdha ruse në SHBA. Kjo do të thotë se çdo aset që ata kanë në Amerikë do të ngrihet;