‘T’ju vijë turp nga vetja’/ Ministrja britanike përzë nga takimi ambasadorin rus: Gënjyet vazhdimisht...

Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss thirri këtë enjte në një takim ambasadorin rus në Britani, Andrei Kelin, por duket se takimi nuk ka shkuar mirë, pasi biseda ka qenë e tensionuar.

Zonja Truss tha se qeveria ruse “kishte gënjyer vazhdimisht se nuk kishte plane për të pushtuar Ukrainën” teksa theksoi se “agresioni i saj i paprovokuar ishte një pabesi ndërkombëtare”.

Ajo tha se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ishte “një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar” dhe “përsëriti se do të kishte sanksione të rënda, që do të shkaktonin dëme në ekonominë ruse dhe ata që janë të lidhur ngushtë me Kremlinin.

Sky news raporton se biseda u tensionua deri në pikën sa Truss mësohet se përzuri ambasadorin britanik.

“Ishte një takim i tensionuar, Truss e nxori ambasadorin jashtë. I tha se duhet t’i vinte turp nga vetja, se Rusia kishte gënjyer në mënyrë të vazhdueshme dhe se humbi atë fijen e fundit të kredibilitetit që i kishte mbetur me komunitetin ndërkombëtar”, i tha një burim, Sky News.