U bë imazh i pushtimit të Ukrainës, mësuesja: Kisha një engjëll mbrojtës

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Një grua, e cila u bë imazh i pasojave të sulmit rus mbi Ukrainë, është zotuar se do bëjë gjithccka për të mbrojtur atdheun.

Olena Kurilo i mbijetoi një sulmi rus me raketa ndaj një blloku pallatesh në Kharkiv. Pamjet e saj me fytyrën e gjakosur u bënë virale.

Në një intervistë, mësuesja tha se është me shumë fat që është gjallë. “Duhet të kem një engjëll mbrojtës që i mbijetova sulmit,” tha ajo.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë në jetë se do ndodhte kjo gjë,” tha mësuesja.

Të paktën 40 persona civilë janë vrarë nga sulmet ruse, bëri të ditur Ukraina në mesditë. Mes tyre një fëmijë që jetonte në bllokun e pallateve në Kharkiv.