", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/24/auto_bd1645727689.jpg", "width": 900, "height": 593 } }

Joe Biden flet pas takimit me udhëheqësit e 'G7': Do ndërmarrin sanskione shkatërruese ndaj Rusisë

'Ne qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës'. Këto ishin disa nga fjalët e kreut të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden pas takimit me liderët e 'G7'.

Presidenti i SHBA, theksoi se kanë rënë dakord për sanksione shkatërruese ndaj Rusisë.

“Këtë mëngjes, u takova me homologët e mi të G7 për të diskutuar sulmin e pajustifikuar të presidentit Putin ndaj Ukrainës dhe ne ramë dakord të ecim përpara në paketat shkatërruese të sanksioneve dhe masave të tjera ekonomike për të kërkuar llogari nga Rusia.”, shkruan Biden.

Mëngjesin e sotëm, Rusia sulmoi Ukrainën duke shkaktuar 7 viktima dhe 19 persona u shpallën të zhdukur.