Dënimi i Becchettit/ Lubonja: Kujt i beson Yuri Kim, gjykatës shqiptare apo asaj amerikane

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar në lidhje me çështjen 'Beccheti' dhe vendimin e Gjykatës së Tiranës për dënimin e tij me 17 vite burg, ku i ka drejtuar një pyetje ambasadores amerikane, Yuri Kim.

I ftuar në New 24, Lubonja e pyeti Yuri Kim se kujt i beson më shumë gjykatave amerikane apo gjykatave shqiptare në lidhje me rastin në fjalë.

Lubonja: Gjykata dënoi 17 vjet Francesko Becchetin, tani te ke një gjyaktë amerikane që ka dënuar qeverinë shqiptare me 100 e ca milionë, dhe gjykata shqiptare të kapura nga kjo qeveri, ai tha për pastrim parash pa prova, ku po të ishin pastrim parash ja çonte atij amerikanit pastrim parash dhe i thoshte ja ku është pastrimi i parave. Ky i thotë i’a ke mbyllur për qëllime politike, i kanë thënë ata, ky këtu e dënon me 17 vjet me gjykatat tona të reformuara.

Tani thojini asaj ambasadores amerikane se kujt i beson, gjykatave amerikane apo gjykatave shqiptare që kanë ndërhyrë kaq shumë në këto punët e Shqipërisë.

Kjo flet për mua që komisioni është më shumë një Big Brother që u transmetuar live tre ditë, kaluan kohën shqiptarët me këtë Big Brother, në kohën që duhet të kishte punuar SPAK dhe drejtësia, duhet të ishin nën hekura një pjes e njerëzve që dolën qartë që duhet të ishin nën hekura dhe shqiptarët shikonin një të ardhme.