Hetimi me inceneratorët, Shehaj: Ishte Komisioni Belind Këlliçi, Tabaku kishte prova e toleroi

Nënkryetarja e LSI-së Briselda Shehaj, e ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço në Syri Tv, foli për skandalin e inceneratorëve.

Shehaj theksoi se Komisioni që po heton për inceneratorët është Komisioni Belind Këlliçi, duke shtuar se Jorida Tabaku kishte prova e prapë ka toleruar.

“Shqipëria po të kishte drejtësi të pavarur, fut të gjithë këta që janë në krye të qeverisë në burg. Tabaku kishte prova dhe toleroi. Tabaku duhet aty për të thënë se çfarë përgjegjësie ligjore ka çdokush.

Ai Komision që Brava thotë Komisioni Tabaku, në fakt ishte Komisioni Belind Këlliçi. Tabaku vetëm ka toleruar. Edi Rama bie nga skena nëse Prokuroria merr dhe fut në burg Ahmetajn, Erjon Veliajn, Ëngjëll Agaçin, i fut të gjithë në burg bashkë me Lefterin e Alqi Bllakon, por fusin në burg fakirët, e sot Ramën nuk e fut dot”, deklaroi Shehaj.