VIDEO/ Valixhja plot euro false, kapet bashkëpunëtori i kamerunasit. U arratis, pasi...

Policia e Tiranës ka arrestuar sot një shtetas të dytë nga Kameruni, i cili dyshohet se është bashkëpunëtori i Josoue Ngankam, i cili u kap në Rinas me një valixhe me 279 mijë euro të falsifikuara.

Urdhër-ndalimi është firmosur të mërkurën, 23 shkurt, nga prokurori i Prokurorisë së Tiranës Bledar Valikaj.

Kamerunasi me emrin Zinedine Nkeh kishte ardhur në vendin tonë nga pika kufitare e Muriqanit dhe kishte rezervuar një apartament në zonën e "Don Boskos" për dy persona.

Kamerunasi i arrestuar, Nkeh Zinedine Fonge

Ditën kur ka parë në lajme që miku i tij është arrestuar ai është larguar nga apartamenti që kishte paguar vetëm për një natë dhe më pas do të kryente pagesat edhe për 3 ditë të tjera, për të mos u kthyer më.

Njoftimi i policisë:

Sot më datën 24.02.2022, në  orën 15.00  nga ana Seksionin për Krimin Ekonomik  e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë,  në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të operacionit “Lastra”, ju bëjmë me dieni se është ndaluar shtetasi:

Zindine Nkeh 45 vjeç lindur Mambe, Kamerun dhe banues në Paris, shteti Francë, me shtetësi dhe kombësi Kameruni.

Si dhe është shpallur në kërkim një shtetas për të cilin nuk mund të bëhen me dije të dhënat në këtë fazë të hetimit....

Nga veprimet hetimore proçeduriale në funksion të proçedimit penal nr.1403 të vitit 2022, pas një pune intensive duke përdorur metoda speciale për hetimin është bërë e mundur zbulimi, identifikimi dhe kapja e bashkëpuntorit të shtetasit Jose Ngankam (edhe ky shtetas Kameruanas). 

Theksojmë se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të fusin në qarkullim në territorin e republikës së shqipërisë rreth 1 miljon Euro, kartmonedha të cilat i janë sekuestruar shtetasit Jose Ngankam.

Sa më sipër materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të parashikuar nga neni  “Fallsifikimi Monedhave ” parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal.