VIDEO SYRI TV/ Kandidatët e koalicionit 'Shtëpia e Lirisë' Bardh Spahia dhe Elton Bano takime me qytetarët

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Shkodër, Bardh Spahia mori mbështetjen  e banorëve të lagjes Nr.5 për zgjedhjet e 6 marsit, ndërsa deklaroi se ai do të jetë në shërbim të qytetarëve pas zgjedhjeve.

Elton Bano takoi banorët e fshatit Pluk, ku pa nga afër katastrofën mjedisore të shkaktuar nga mungesa e investimeve në rrjetin e kanalizimeve.

Banorët dhe bizneset e zonës Nr.5 në Shkodër i deklaruan mbështetjen me votën e tyre në 6 mars, kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia.

Gjatë takimeve me banorët, Spahia dëgjoi shqetësimet e tyre, ndërsa u premtoi se pas 6 marsit ai do të jetë gjithmonë në punë për t`u shërbyer qytetarëve.

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Lushnjes, Elton Bano u takua me banorët e zonës së Plukut. Bano pa nga afër situatën kritike mjedisore në këtë zonë, e shkaktuar nga mungesa e kanalizimeve për ujërat e zeza.

Bano u kërkoi votën banorëve për t`i dhënë fund kësaj situate, si dhe për të ndëshkuar me votë papërgjegjshmërinë e pushtetit lokal nga socialistët.

Zonat rurale të bashkisë së Lushnjes janë lënë në harresë dhe pa investime nga pushteti lokal ndër vite.