Sulmi rus në Ukrainë, Presidenti i Lituanisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Lituanisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Gitanas Nausėda thotë se ka në plan të dërgojë ushtrinë për të mbrojtur kufijtë e saj në përgjigje të "shqetësimeve dhe provokimeve të mundshme për shkak të forcave të mëdha ushtarake të grumbulluara në Rusi dhe Bjellorusi".

Ndërkohë Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë - e cila kufizohet me Rusinë - i tha BBC News "ne do të ndihmojmë Ukrainën me të gjitha mjetet që mundemi", duke përfshirë mbështetjen politike dhe duke dërguar armë.

Kallas thotë se “duhet të bëjmë gjithçka në nivel të BE-së dhe NATO-s që ky agresion të mos zgjerohet”.