VIDEO-SYRI TV/ '5 Maji', Lapraka, Shkoza e Paskuqani në protestë, banorët thirrje për lirimin e protestuesve

Banorët e Laprakës, ‘5 majit’, Paskuqanit dhe Shkozës kanë vijuar protestën e përjavshme përpara parlamentit, për të kundërshuar shembjen e pronave. Ata e kanë zhvendosur protestën edhe përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke bërë thirrje për lirimin e 5 protestuesve të shoqëruar.

Syri tv

Banorët e ‘5 majit”, Laprakës, Paskuqanit dhe Shkozës kanë vijuar me protestën e tyre të përjavshme përpara parlamentit, me kërkesat e thirrjet drejtuar deputetëve dhe kundërshtitë për shembjen e pronave.

Ata kanë marshuar edhe në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku kanë bërë thirrje për lirimin e 5 të shoqëruarve nga policia, Laureta Nikolli, Gjin Nikolli, Ndue Marku, Mirash Marku dhe Agim Marku, që kundërshtuan aksionin e IKMT për shembjen e banesave të tyre më 22 shkurt. 

Banorët kanë paralajmëruar se do të mblidhen para gjykatës të premten e 25 shkurtit për t’u njohur me vendimin që do të merret për protestuesit, ndërsa të dielën në orën 11:00 do të zhvillohet protesta e radhës përpara kryeministrisë.