VIDEO-SYRI TV/ Apartamentet e reja, në Korçë rriten me 150 euro metri2

Zhvillimi i turizmit në zona të caktuara, por dhe ndryshimet demografike, janë shoqëruar me ndryshim edhe në çmimin e apartamenteve. Në Korçë dhe Elbasan ka pasur një rritje prej nderi në 150 euro për metër katror, ndërkohë që ka dhe qytete si Fieri ku vihet re se çmimet e apartamenteve nuk kanë ndryshuar.

Nga SYRI TV

Jo vetëm në Tiranë, por edhe në disa rrethe të vendit fluksi i ndërtimeve nuk u ndal gjatë pandemisë. Në Korçë janë ndërtuar më shumë se 600 apartamente gjatë viteve të fundit, ndërkohë që agjenti imobiliar Gerhard Kreka shprehet se metri i katrorit për apartamentet është rritur me të paktën 150 euro. Shkak është bërë kërkesa e lartë për blerjen e shtëpive të pushimit.

Elbasani është një tjetër qytet, që ndonëse nuk ka fluks të lartë për turizëm, por për shkak të afërsisë me Tiranën, ka pasur rritje të çmimit të apartamenteve. Sonila Boriçi, agjente imobiliare në këtë qytet, shprehet se çmimi minimal i shtijes së një apartamenti në ndërtimet e reja është minimum 500 euro metri katror.

Por ndryshe nga Korça dhe Elbasani, në Fier duket se situata ekonomike ka lënë të pandryshuar çmimet e apartamenteve, ndërkohë Genti Robo, menaxher i një zyre imobiliare në Fier, tregon dhe arsyet e kësaj situte.

Rritje të çmimit të apartamenteve ka pasur edhe në zonat bregdetare, të cilat shpesh janë të krahasueshme me çmimet e kryeqytetit.