‘Vdeksh duke vuajtur’, ja mesazhi i futbollistit ukrainas të Man. City për Putin

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka krijuar një situate pasigurie dhe frike kudo, sidomos në Europë. Ukraina dhe qytetarët e saj janë ata që po vuajnë më shumë këtë situatë nderë teksa as futbolli nuk mund t’i shpëtojë këtyre ngjarjeve.

Janë shumë sportistë, lojtarë dhe futbollistë që kanë reaguar për sulmin e Rusisë teksa Oleksandr Zinchenko ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale që në fakt u censurua më vonë nga Instagrami.

Në profilin e tij, pas sulmeve me pasoja nga Rusia, mbrojtësin 25-vjeçar ka bërë një status shumë të fortë kundër Putin, presidentit rus, i cili nga shumë njerëz cilësohet si fajtori kryesor i këtij konflikti.

Ai postoi foton e presidentit rus, Vladimir Putin me shkrimin e bashkangjitur “Shpresoj që të vdesësh, të kesh vdekjen më të rëndë, krijesë”. Statusi i tij bëri xhiron e rrjetit derisa më pas Instagram e fshiu postimin por gjithsesi mesazhi i tij i fortë u dha./Ora News/.