Kina refuzon të dënojë pushtimin rus/ A do e shpëtojë Moskën ekonomikisht?

Kina refuzoi të dënojë sulmin e Rusisë në Ukrainë duke iu bërë thirrje palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe akuzuar SHBA se po i hedh benzinë zjarrit.

Në një deklaratë për shtyp nga Ministria e Jashtme, zëdhënësja e këtij institucioni Hua Chunying iu shmang pyetjeve të gazetarëve për veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Ata përsëritën nëse Pekini do t’i konsideronte aktet e Rusisë një pushtim dhe nëse ato shkelnin integritetin territorial të Ukrainës.

Hua shtoi se Kina do të fillojë importimin e grurit rus, një veprim që mund të lehtësojë ndikimin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

Ekspertët besojnë se Kina do e shpëtojë Rusinë nga kriza që e pret për shkak të sanksioneve.

Sipas tyre, Kina do blejë gazin rus dhe do ofrojë ndihmë me kredi dhe para kesh për Moskën.

Perëndimi druhet se Kina do e përdorë rastin e Ukrainës si pretekst për sulm mbi Tajvanin.