VIDEOLAJM/ Qielli nxihet me helikopterët rusë, vijon sulmi mbi Kiev

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka konfirmuar se forcat ruse kanë marrë qytetin e Hostomelit në veri të vendit, vetëm pak kilometra nga Kievi.

Ndërkohë që jepet ky lajm, mediat e huaja kanë publikuar pamje të helikopterëve rus që fluturojnë mbi qiellin ukrainas.

Disa prej tyre janë qëlluar me raketa tokë-ajër nga ukrainasit, ku sipas raportimeve ka edhe disa të rrëzuar.

Më herët, mediat ndërkombëtare raportuan për shpërthime të fuqishme në Kiev, ndërsa autoritetet lokale thanë se Ukraina ishte bërë pre e një vale tjetër sulmi me raketa të Rusisë gjatë mesditës së sotme.