Gazetari rus fitues i Çmimit Nobel për Paqen thotë se ndihet i turpëruar nga sulmet ruse në Ukrainë

Gazetari rus Dmitry Muratov, fitues i Çmimit Nobel për Paqen është shprehur se ndihet i pikëlluar për sulmet ruse në Ukrainë.

 Muratov, i cili redakton gazetën Novaya Gazeta, një nga pak botimet e pavarura të mbetura të Rusisë, shprehet: "Jemi të pikëlluar gjithashtu dhe të turpëruar".

Ai akuzon Putinin se "po luan me një buton bërthamor sikur të ishte një çelës i një makine të shtrenjtë" dhe pyet: "Çfarë më pas - një goditje bërthamore?".

"Unë nuk shoh ndonjë interpretim tjetër të fjalëve të Vladimir Putin për "një armë ndëshkimi".

Muratov fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2022 si mirënjohje për luftën e tij për lirinë e shprehjes në Rusi .

''Edicionin e ardhshëm të Novaya Gazeta do ta botojmë në rusisht dhe ukrainisht, sepse ne nuk e konsiderojmë Ukrainën armikun tonë dhe gjuhën ukrainase - gjuhën e një armiku dhe kurrë nuk do ta bëjmë." shkruan Dmitry Muratov.