VIDEOLAJM/ Tanket luftojnë në mes të rrugës në Ukrainë

Tanket ruse raportohet të jenë futur edhe në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Sipas raportimeve të BBC në qytet po zhvillohen luftime.

Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë disa tanke në flakë.

Sipas raportimeve të paverifikuara bëhet fjalë për tanke ruse, të shkatërruar nga forcat ushtarake ukrainase.

Një grua dëgjohet duke thënë: “Tanket ruse janë në rrethrrotullim. Tanket tona po i qëllojnë. Qëllojini. Mos i lini të ikin”.

Shpërthime dhe goditje me predha janë dëgjuar dhe parë edhe në qytete të tjera të Ukrainës, pas dhënies së urdhrit nga Putin për t’u futur në shtetin fqinj. Pas vendimit, Presidenti i Ukrainës, Zelensky, deklaroi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë. Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që kush dëshiron, mund të armatoset nga shteti.