Viktimat e pafajshme/ FOTO horror si simbol i luftës në Ukrainë

Rusia ka ndërmarrë një sulm në shkallë të gjerë kundër Ukrainës. Edhe pse forcat ruse thonë se nuk po sulmojnë civilët, faktet nga terreni flasin ndryshe.

Fotoja e kësaj banoreje të Karkivit, e plagosur rëndë pas sulmit ajror rus, është simboli i luftës deri më tani.

Blloku i apartamenteve u sulmua nga forcat ruse. Sipas informacioneve të para, një djalosh mendohet se ka humbur jetën nga ky sulm.