Sulmi në Ukrainë, ja si është situata në Moskë

Tronditje, tmerr dhe hutim - tre fjalë që mund të përshkruajnë gjendjen shpirtërore të shumë njerëzve në kryeqytetin rus Moskë këtë mëngjes shkuran BBC.

Sapo u shfaq lajmi për sulmin ushtarak kundër Ukrainës, moskovitët filluan të shkëmbejnë mesazhe, duke pyetur njëri-tjetrin se çfarë duhet të bënin - të rezervonin ushqime apo dollarë amerikanë?

Të tjerë pyesin se çfarë do të ndodhë me rublën pasi Bursa e Moskës ndaloi tregtimin.

Në banka dhe pika të këmbimit valutor ka radhë dhe është shtuar edhe prania e policisë në rrugë.

Ata që kundërshtojnë luftën kundër Ukrainës po diskutojnë mundësinë e mbajtjes së një mitingu në Moskë këtë mbrëmje.

Leja për një tubim të tillë nuk ka gjasa të jepet. 

Protestuesit individualë që kishin protestuar ditët e fundit u arrestuan shpejt nga policia.

Sondazhet e opinionit të kryera përpara fillimit të aksionit ushtarak treguan se rreth gjysma e të gjithë rusëve nuk besonin se një luftë me Ukrainën ishte e mundur.

Një shumicë dërrmuese e të pyeturve fajësuan NATO-n për përshkallëzimin aktual të tensioneve me Perëndimin.