Sulmi në Ukrainë/ Vendet lindore të NATO-s kërkojnë të zbatohet neni 4 i Traktatit

Shtetet anëtare të NATO-s, Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania kanë kërkuar të zbatohet Nenin 4 i NATO-s për të nisur konsultimet brenda aleancës mbi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

“Palët do të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërës prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjërës prej Palëve”, thotë neni 4 i Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Sipas faqes së internetit të NATO-s, konsultimi sipas nenit 4 mund të çojë në veprim kolektiv midis 30 vendeve anëtare.

Faqja e internetit thotë se neni 4 i i Traktatit të Atlantikut të Veriut është përdorur gjashtë herë më parë që nga formimi i aleancës në vitin 1949, së fundmi nga Turqia në shkurt 2020 pasi dhjetëra ushtarë turq u vranë nga një sulm nga forcat qeveritare siriane në zonat e kontrolluara nga opozita në Sirinë veriore.

Pwr Turqinw neni 4 është zbatuar në katër raste të tjera: një herë në 2015 për të informuar aleancën për reagimin e saj ndaj sulmeve terroriste në vend; dy herë në vitin 2012 pasi një avion luftarak turk u rrëzua në veri të Sirisë dhe pasi civilët turq u vranë nga granatimet siriane; dhe në vitin 2003 kur kërkoi ndihmë nga aleanca për të mbrojtur popullsinë e saj nga çdo nga lufta në Irakun fqinj.

Në dy nga ato raste, NATO u përgjigj me ndihmë ushtarake, duke dërguar bateri raketash Patriot për t'u mbrojtur nga sulmet siriane në vitin 2012 dhe duke dërguar avionë dhe bateri raketash në Turqinë juglindore përgjatë kufirit me Irakun në 2003.