Rubla ruse bie pikiatë, ndalohet këmbimi i saj në Moskë

Banka qendrore ruse pritet të ndërhyjë me urgjencë në treg pasi monedha vendase, rubla ra në nivelet më të ulëta historike.

Guardian raporton se pikat e këmbimit valutor në Moskë kanë ndalura tregtimin e rublës me dollarë dhe euro.

Një pikë e njohur këmbimi valutor tha se kanë ndaluar këmbimin para dy orësh, teksa monedha ruse është në rënie pikiatë.

Monedha, obligacionet dhe aksionet e Rusisë janë kudo në rënie.

Perëndimi është angazhuar se do të godasë Moskën me sanksione që nuk janë parë ndonjëherë.

Edhe tregjet perëndimore janë lëkundur, ndërkohë që çmimi i naftës ka njohur rritje të menjëhershme.