Sulmi ndaj Ukrainës, Borrell: Po jetojmë në ditën më të errët që nga Lufta e Dytë Botërore.

Deklarata e parë zyrtare erdhi nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell pas operacionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Sipas shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Europian, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është një nga orët më të ërrëta për Europën në 80 vite

''Ne po jetojmë në ditën më të errët që nga Lufta e Dytë Botërore. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i vetëdijshëm për seriozitetin e kësaj çështje. Është çështje jete a vdekjeje. Kjo është një çështje e së ardhmes së shoqërisë sonë globale. Ne do të qëndrojmë të bashkuar. Do të jetë një nga sanksionet më të ashpra që kemi vendosur ndonjëherë. Ne si BE, jemi një komunitet shumë i fortë, askush nuk duhet ta marrë lehtë dhe ne do të mbështesim aktivisht përpjekjet e evakuimit” është shprehur Borrell.