Çfarë dimë deri tani për pushtim rus të Ukrainës

Pushtimi i Ukrianës nga Rusia tashmë është një realitet.

Presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje forcave ukrainase të dorëzojnë armët e tyre dhe të kthehen në shtëpi.

Sipas Putinit ky operacion ushtarak është për të mbrojtur Donbasin një rajon separatist pro-rus, të cilit Rusia së fundmi i njohu dhe pavarësinë.

Ja çfarë dimë deri më tani nga pushtimi rus të Ukrainës .

1. Në një fjalim televiziv në orën 05:55 me orën lokale të Rusisë presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një "operacion ushtarak" në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.

2. Putin tha se Rusia po vepronte në vetëmbrojtje. Ai u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të linin armët. Çdo ndërhyrje nga fuqitë e jashtme kundër Rusisë do të merrte një përgjigje "të menjëhershme", tha ai

3. Rusia ka goditur infrastrukturën e Ukrainës me raketa, thotë qeveria ukrainase. Qeveria ukrainase gjithashtu thotë se ka rrëzuar një avion  rus – gjë që Moska e mohon.

4. Karvane trupash dhe tankesh kanë hyrë në Ukrainë nga të gjitha drejtimet. Një autokolonë ka kaluar nga Bjellorusia në një pikë në veri të kryeqytetit Kiev. Një tjetër ka hyrë nga Krimea në jug, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në 2014

5. Raportohet se të paktën tetë persona janë vrarë

6. Ka bllokime të gjata trafiku ndërsa banorët përpiqen të largohen nga kryeqyteti Kiev. Banorët e tjerë kanë kërkuar strehim në stacionet e metrosë. Korrespondentët e BBC-së thonë se megjithëse njerëzit prisnin një sulm, shkalla e pushtimit i ka zënë në befasi

7. Ukraina ka shpallur gjendjen ushtarake. Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba ka kërkuar sanksione shkatërruese, duke përfshirë ndalimin e Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i transfertave bankare Sëift

8. Çmimet e naftës janë rritur në më shumë se 100 dollarë për fuçi për herë të parë në shtatë vjet. Monedha ruse, rubla, ka rënë në nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit dhe euros; Tregjet në Mbretërinë e Bashkuar janë zhytur

9. Ka pasur një' kor' dënimi nga liderët botërorë: Presidenti i SHBA Joe Biden tha se lufta do të sillte "humbje katastrofike të jetës"; Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se ishte "i tmerruar" nga "sulmi i paprovokuar".