Kërcënimi i frikshëm i Putinit/ A ishte i regjistruar mesazhi i tij?

Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri një kërcënim të frikshëm ndaj Perëndimit teksa shpalli pushtimin e Ukrainës këtë mëngjes.

Por gazeta britanike Daily Mail ka vënë re një detaj. Sipas saj, Putini kishte veshur të njëjtin kostum si ditën e hënë, kur mbajti atë fjalim kundër Ukrainës.

Kjo ka ngritur shqetësimet se mesazhi mund të ketë qenë i regjistruar dhe se Putin e kishte vendosur që ditën e hënë se do të niste luftën.

Në mesazhin e tij kërcënues, Putin paralajmëron NATO-n dhe SHBA që të mos ndërhyjnë teksa Kremlini nisi sulmin në shkallë të gjerë.

Në fjalimin e mbajtur ditën e hënë, Putini deklaroi se Ukraina ka qenë gjithmonë pjesë e Rusisë.

Në fjalimin e sotëm, Putin tha se sulmi rus ka për qëllim demilitarizimin e Ukrainës.