Japonia: Pushtimi i Ukrainës ka tronditur themelet e rendit ndërkombëtar

Kryeministri japonez Fumio Kishida dënoi të enjten pushtimin rus të Ukrainës lindore, duke thënë se ky veprim ka tronditur themelet e rendit ndërkombëtar, shkruan CNN

“Ne kritikojmë fuqishëm veprimet e Rusisë dhe do të bashkëpunojmë me Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar për t’iu përgjigjur veprimit të Rusisë,” tha Kishida.

Kishida shtoi se Tokio do të vazhdojë të punojë me ministritë përkatëse për të garantuar sigurinë e shtetasve japonezë në Ukrainë. Kur u pyet për sanksione të mëtejshme kundër Moskës, Kishida u tha gazetarëve se do të shqyrtonte masat e ardhshme pasi të komunikonte me vendet e tjera të G7 dhe komunitetin ndërkombëtar.

Kishida tha se gjithashtu se Japonia do të pezullojë dhënien e vizave dhe do të ngrijë asetet e njerëzve të përfshirë në njohjen e pavarësisë së Donetskut dhe Luhanskut, dy rajonet pro-ruse në Ukrainën lindore.

Ai tha gjithashtu se Japonia do të ndalojë importet dhe eksportet në dhe nga Donetsk dhe Luhansk.